Basha: Buxheti, projekt kriminal për pastrim parash

Basha: Buxheti, projekt kriminal për pastrim parash

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilëson projekt kriminal që ka për qëllim pastrimin e parave të drogës buxhetin e vitit 2018. Në fjalën e tij në seancën e sotme, Basha tha se e vetmja mënyrë për të këputur lidhjet e politikës me krimin është duke ndaluar votimin e buxhetit.

“Ka hotele me 5 yje në Shqipëri, ti dhe ministrant e tu i njohin shumë mirë. E di ti si janë ndërtuar. Nuk ka investitorë të huaj që vijnë t’i ndërtojnë. Ka para të pista që vihen në emër të ndonjë pensionisti. Ta ndalim këtë buxhet, të shkëpusim lidhjet e krimit me politikën, t’i kthejmë legjitimitetin kësaj salle. Të fillojmë t’i vëmë kufirin te thana krimit dhe kriminelëve. Hapi i parë është të ndalojmë këtë projekt kriminal”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy