
Mund t'ju them se ndihma për Ukrainën i kalon 800 milionë eurot për të cilat Zelensky fliste këtë mëngjes.
Jam e lumtur që mund të njoftoj se e kemi tejkaluar këtë shifër dhe jemi rreth një miliardë euro.
Kështu deklaroi ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, në përfundim të konferencës për Ukrainën në Paris.
Ndërkohë kryeministri i Ukrainës, Denys Chmyhal tha se vendi nuk do të zhytet në errësirë duke përshëndetur mbështetjen nga Perëndimi.



