
Një reformë e kodit penal ka hyrë në fuqi në Japoni që parashikon dënime deri në një vit burg dhe gjoba më të rënda për fyerjet në internet.
Ky ndryshim vjen si një përpjekje për të frenuar bullizmin në internet. Sipas këtij ndryshimi, dënimet për fyerje do të shkojnë maksimumi deri në 2,200 euro dhe për raste specifike do të shkojnë deri në një vit burg nga 30 ditët e parashikuara deri më tani.
Ligji u miratua përfundimisht në 13 qershor pasi forcat politike ranë dakord të shtonin një dispozitë shtesë që parashikon një rishikim brenda tre viteve nga miratimi për të përcaktuar nëse ligji kufizon lirinë e shprehjes.



