
Kjo këtu është një shkretëtirë pranë Bregut të Detit të Zi të Ukrainës e cila është kthyer në një vend atraksion për turistët. Sends Oleshky është një vend i shkretuar, I mbushur me rërë dhe pa bimësi, por kjo nuk ka penguar vizitorët, madje i vazhdon ti tërheqë më shumë ata.
Shkretëtira jonë është një nga zonat më të mëdha ranore në Evropë. Ne kemi më shumë se vetëm një dunë ranore që ndryshon formë dhe peizazh si shkretëtirat e tjera- tha Yana Demydova, inspektore e Parkut Kombëtar Oleshki sends, e cila pohoi se në fakt në këtë shkretëtire nuk ka bimësi por ka shumë kafshë të egra si ujq dhe lepuj të egër apo edhe peshq në liqene.
Në verë temperaturat mund të arrijë deri në 45 gradë celsius dhe në sipërfaqen e rërës mund të arrijë 75 gradë Celsius, cka e bën nxehtësimnë të padurueshme, ndaj autoritetet këshillojnë që shkretëtira të vizitohet në muaj më të freskët. Rajoni u bë një park kombëtar në vitin 2010 dhe rreth 2600 turistë thuhet se kanë vizituar shkretëtirën, e cila në disa zona ka edhe disa pemë, por jo shumë.
Pemët u mbollën në shekullin 20 me qëllim pyllëzimin e zonës dhe për të ndaluar përhapjen e rërës tek fshatrat përreth, por pavarësisht kësaj qëllimi duket se dështoi, pasi shumë pemë e bimë u thanë, duke bërë që pjesa më e madhe e sipërfaqe të mbetet djerrë. Ndërkohë që i njëjti projekt është parashikuar të nisë vitin e ardhshem me mbjelljhen e pemëve në një sipërfaqe prej 30 hektarësh.



