Teologu Samad Ahmed Ghori deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se vendet islamike sot nuk e përfaqësojnë denjësisht Islamin.
Ghori tha se sot njeriu ka më shumë të drejta në vendet perëndimore.
Vendet islamike sot nuk e përfaqësojnë denjësisht Islamin. Kjo dihet, nuk është se e them unë. Patjetër që mendojnë edhe myslimanë të tjerë. Në disa aspekte, si të drejtat e njeriut mund të them që në Perëndim ka më shumë të drejta njeriu. Çdo fe kur vjen në një rënie e përgjithshme, ajo do zgjidhet prej Zotit”.
Teksa foli mbi profecitë, Ghori tha se një kapitull i vetëm flet për rënien fetare, zhvillimin material, superfuqitë, bashkimin e njerëzve, inxhinierinë, krijimin e gjykatave, shkollave, astronomi.
Teologu vuri në dukje se problemi i të gjitha zhvillimeve të sotme është anashkalimi i shpirtërores.
Vjen një varg që merr kthesën ‘kur xhehenemi të flakëroj’, pra ‘kur zjarri të flakëroj’.
Problemi është se të gjitha këto zhvillime po bëhen për të lënë anën shpirtërore, për të dashuruar materien, dhe këto do të sjellin luftëra”.



