
Rritja ekonomike e zyrtarizuar për vitin 2023 ishte 3.7% .
Elvin Meka, ekspert ekonomie, në një intervistë për MCN economy, e konsideron këtë rritje të mirë, krahasuar edhe me projeksionet e qeverisë.
Nëse flasim për shifrën 3.7% kam përshtypjen se nisur ehe nga projeksionet e qeverisë në fillim të vitit jemi pothuajse në kuadër, pra, pak a shumë 3.2% ose 3.4-5%, pra në një farë mënyrë kjo shifër do të rezultojë finale, pasi është ende draft, shifër e përafërt.
Do duhej muaj për të dalë një shifër e saktë.
Sigurisht në totalin e asaj çka ndodh në kontest rajonal mbase edhe në atë rajonal, kjo është një shifër e mirë, duhet konsideruar relativisht e mirë por gjithsesi këto rritje ekonomike që mbesin poshtë nivelit të 5% për vetë natyrën dhe strukturën e zhvillimit ekonomik shqiptar e cila e ka shumë të vështirë që të siguroj një shpërndarje efektive të rritjes dhe burimeve ekonomike.
Për ekspertin Meka, rritja ekonomike konsiderohet pozitive por shpërndarja e saj bëhet vetëm te shtresat e larta. Si e tillë, ajo mbetet anemike dhe pa bazament të qëndrueshme afatgjatë ekonomik.
Në një mënyrë ose tjetër, pjesë dërmuese e kësaj rritje mbetet vetëm në pjesën e sipërme ose të përfituesve të njerëzve ose bizneseve më të pasura që përbejnë diku deri ën 5-10%, pra nuk shpërndahen në nivelet e poshtë më mirë të themi, të shtresave të mesme ose me të ardhura më të ulta, ose të shtresave në nevojë.
Nëse mund ta përkufizojmë, kemi rritje ekonomike pozitive ekonomike pro për mënyrën e si funksionon struktura ekonomike shqiptare kjo rritje mbetet ende si anemike dhe pa bazament të qëndrueshëm afatgjate,
Dua të them se kemi një rritje pozitive ekonomike, për e mënyrë sesi rritemi dhe mënyra se ku e mbështesim këtë rritje ekonomike janë disi në bazamente ose në themele jo fort të qëndrueshme ose që nuk kanë një përshkueshmëri të mirë ose të qëndrueshme për zhvillimin emirë për një përhidhe 5 ose 10 vjeçar.



