Kur shajnë Mirin, më shajnë dhe mua! Landi: Çdo gjë është jashtë kontrollit

Kur shajnë Mirin, më shajnë dhe mua! Landi: Çdo gjë është jashtë kontrollit

Landi ishte në takimin e radhës të Ermal Pecit në programin “Me prit të dielën”, ku ndau ndjesitë e tij rreth lojës së Mirit në reality show BBVIP. Në mesin e shumë ngjarjeve, debateve e komenteve, Landi shpreh zemëratën e tij se si ka shkuar rrugëtimi i kolegut të tij. 

 

“Situata ka dalë jashtë kontrollit, komplet. Duhen marrë masa. Nuk ka ngelur njeri pa i thënë Mirit fjalët më të rënda, që as nuk dua t’i përsëris. Përbaltje, denigrim. Nëse ia kanë thënë Mirit, m’i kanë thënë dhe mua, ia kanë thënë publikut që ka 27 vite që na ndjek. Nuk mundet, për kuadër të lojës, të thuhen ato fjalë.” 

 

Ermali i tregon situata të ngjashme në të gjitha formatet botërore, ku shpesh njerëzit që atakohen më shumë janë edhe më pranë fitores, edhe pse për Landin edhe miliona e miliona lekë të jenë në lojë nuk vlejnë sa fytyra dhe dinjiteti i një njeriu.

 

I pyetur për videon e gruas së Mirit, që u pa si reagim ndaj akuzave të Selin, ai tha: 

 

“Ajo nuk përmendi asnjë emër. Ajo ka qenë e shqetësuar, ajo po e mbron shumë mirë Mirin.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy