Propozimi franko-gjerman/ Borrell: Shans që duhet të shfrytëzohet, kemi marrë përgjigje nga palët

Propozimi franko-gjerman/ Borrell: Shans që duhet të shfrytëzohet, kemi marrë përgjigje nga palët

Një rast i mirë që duhet të shfrytëzohet nga palët, e konsideroi propozimin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, përfaqësuesi i Lartë i BE për Polikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Ai vuri në dukje se Prishtina dhe Beogradi duhet të tejkalojnë krizën e përhershme dhe të arrijnë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre. Borrell u shpreh se kanë marrë përgjigje nga dy palët për propozimin franko-gjerman dhe po i studiojnë ato.

Ne kemi punuar shumë për këtë me përfaqësuesin e posaçëm, Miroslav Lajçak, para verës ne i paraqitëm një plan të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, për të kapërcyer krizën e përhershme, ku kemi punuar dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre, dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët, po i studiojmë ato, dhe mendoj se ky është një rast i mirë që duhet të shfrytëzohet për ta bërë më normale marrëdhënien mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të dyja të përfitojnë në rrugën evropiane. Ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm, dhe në ditët në vijim, do të shohim se cila është përgjigja për këtë propozim, dhe shpresoj se do të ketë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy