Fshati Mukje pa rrugë, banorët: Na e premtojnë që nga koha e Zogut, na kanë braktisur fare

Fshati Mukje pa rrugë, banorët: Na e premtojnë që nga koha e Zogut, na kanë braktisur fare

Fshati Mukje i njohur për Konferencën e Mukjes, vuan për rrugë ku banorët dhe fëmijët për të shkuar në shkollë e punë e përshkojnë rrugën në këmbë, pasi makinat e vogla mbeten në mes të rrugës.

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN u ndalën në fshatin ku kanë mbetur 12-13 familje dhe shqetësimi i tyre i madh është mungesa e një rruge, e një shkolle dhe një qendre shëndetësore.

Një i moshuar thotë se asfalt nuk është parë kurrë në fshat.

Namik Dokles i dhamë dhe votën dhe rruga nuk u bë. Këtu u bë konferenca e famshme e Mukjes. Rruga e gjerë është shtatë pëllëmbë sa të kalonte kali.

Këtu është bukur për turizëm, por nuk ka rrugë. Kryetari i bashkisë Krujë nuk e di se ku bie fshati.

Namiku e mori votën, por rrugën nuk na e shtroi. Kanë që na koha e Zogut që na e masin rrugën dhe nuk e kanë bërë kurrë.

Na e kanë premtuar që nga koha e Zogut e nuk është bërë. Deri tani na kanë gënjyer. Ambulanca nuk hyn në fshat. Na kanë braktisur fare.

Fëmijët i çojmë në shkollë në këmbë se nuk kanë fugona. Fëmijët i çojmë në Kurcaj, rreth 2 kilometra.

Për dy kilometra rrugë na kanë lënë të braktisur fare. Me premtimin e rrugës dhe se do kemi një ambulancë na marrin votat.

E kanë premtuar se do bëjnë qendër shëndetësore, por nuk e kanë bërë. Në fshat nuk ka infermier.

Kemi thënë që e bëjmë vetë ambulancën, veç të na sjellin një doktor. Për një gjilpërë na çojnë 5 kilometra larg në Vrion.

Drupal Ad

Një banor tjetër shtoi se fshati nuk ka ujësjellës dhe çdo gjë e sigurojnë vetë dhe rrugën e mirëmbajnë vetë.

Sa të fryjë era fiken dritat. Rrimë dhe një javë pa drita, rrimë me qiri. Në fshat kanë mbetur 14 fëmijë. Me shpresën e rrugës ndërtova dhe shtëpi.

Sa herë ka votime, ka premtime. Kërkojmë që të na sjellin një mjek familje, se në Vrion e kemi 7 kilometër larg.

Të paktën të na e sjellin në Kurcaj, ku kemi shkollën të kemi dhe mjeku ne familjes.

Turizmi do vetëm mushkë dhe kalë se kështu ndryshe nuk vjen dot turisti. Rruga ka qenë me kalldrëm, nuk ka pasur ndonjëherë rrugë.

Vetë po fusim lekë që të na e rregullojë dikush me fadromë. Edhe atë që prodhojmë e fitojmë, na shkon e gjitha për rrugën, për fugon. Veç rruga na duhet.

Ndërsa të rinjtë shumica kanë ikur për emigrim. Vështirë se mund të kthehen në fshat. Na pyesin fëmijët a u shtrua rruga?

Të kesh lekë këtu, dy muajt e verës jeton si bej. Asnjëherë fshati nuk është zbrazur kështu.

Askush nga pushteti nuk ka ardhur në fshat për të na pyetur se çfarë hallesh kemi. Na mbledhin poshtë në Kurcaj kur ka votime.

Votat e fshatit do i marrë ai që shtron rrugën. Do ia japin votën kujtdo që na shtron rrugën.

I pari që nuk do gënjejë. Kush shtron rrugën meriton votën e fshatit Mukje.

Një 15-vjeçar tha se shkollën e bën në Kamëz dhe një pjesë e bën në këmbë para se të marrë fugonin.

Nuk e di të ardhmen time në fshat, i kërkoj qeverisë të bëhet shkolla, rruga, ambulanca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy