Amnisti për 27 prillin, Sela: Po më vrasin për së dyti me ligjin

Amnisti për 27 prillin, Sela: Po më vrasin për së dyti me ligjin

Aleanca për Shqiptarët votoi kundër propozimit të ligjit të amnistisë për 27 prillin. Kreu i Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela propozimin e quajti një turp për ligjvënësit dhe humbje të shpresës së  qytetarëve tek shteti i së drejtës.

Ai theksoi se me propozimin e këtij ligji amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënimin e marrin ata që kanë qenë pre e sulmit, ngjarje kjo e cila ndodhi në Kuvendin e Maqedonisë. Propozuesit e projektligjit bashkë me votuesit e tij, Sela i quajti me plot gojë keqbërës.

Ndërkohë kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela ka rrëfyer edhe momentin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë.

Pas seancës plenare shkuam tek press qendra ku kryetari i ri i Kuvendit duhej të japë deklaratë. Në fillim isha tek korridori, në hyrje të sallës së mediave, qëndroja me Syrija Rashidin dhe Vesel Memedin. U dëgjua një britmë. Thanë se turma po hyn brenda. Në atë moment hymë në press qendër. Derisa mbahej konferenca e Talat Xhaferit kishte disa persona që mbanin derën nga njerëzit. Në një moment u hap dera sepse nuk mund ta mbanin më. Turma hyri.

Unë isha në qosh të sallës, në të majtë të foltores. Para meje isha Syrija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, djathas e kisha Zoran Zaevin dhe deputetët e tjerë. Erdhi turma drej neve. Drejt meje. Syrijai dhe Rexhaili tentuan të më mbrojnë. Kishte vazhdimisht kërcënime me jetë. Ju jeni tradhtar. Do ju vrasim na thanë. Kishte edhe kërcënime personale për mua.

Sela ske ku të ikësh, do të vrasim. Vazhdimisht hidheshin sende të forta. Mbaj mend se një dërrasë më ra në kokë. Edhe një monitor kompjuteri. Monitorin ma hodhën mua direkt edhe një shtizë flamuri. Nuk e di saktë kush ma hodhi shtizën", ka thënë Sela.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy