Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, ekzekutimin nga SPAK të 9 urdhër-arresteve për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë për veprat penale shkelje të barazisë në së pjesëmarrjes tendera dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, nuk e sheh si lajm të papritur.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ishte e pritshme nga opinioni publik, për shkak të rasteve të abuzimit me detyrën.
Në vijim tha se puna që bëri SPAK, është më mirë të bëj diçka se pa asgjë fare, edhe pse puna e deritanishme nuk është e mjaftueshme, në raport me atë që pritet nga SPAK.
Është për tu lavdëruar me aq sa është bërë, por është e pamjaftueshme për objektivat që duhet të ketë SPAK, dhe pritshmëritë për reformën në drejtësi.
Për drejtorë të këtyre niveleve gjithmonë ka pasur procese dhe arrestime, madje dhe në kohën e Enver Hoxhës, kishte plot kryetarë koperativësh që arrestoheshin se abuzonin me pushtetin popullor.
Asnjë prej këtyre niveleve, vetëm sa shtojnë pak frikën te administrata, po sa kalon një farë kohe, një muaj apo dy javë, abuzimi fillon në po ato nivele.
Është bërë si fenomen dhe strukturë që ashtu funksionon dhe është shumë vështirë që administrata të heqë dorë nga kjo mënyrë funksionimi.
Këta drejtorë nuk duhet të kenë ndikime dhe as të favorizojnë një subjekt apo një tjetër dhe duhet të jetë jashtë interesimit, të mos interesohet për të favorizuar një subjekt apo një tjetër dhe në fund titullari justifikohet duke thënë se procedura ka qenë korrekte dhe kështu ma kanë sjellë vartësit.
Ajo që e fut titullarin në çështjet penale është ana subjektive, nëse titullari ka pasur interesa në këtë procedurë prokurimi, ose ka pasur dijeni se subjekte të caktuara janë të interesuara ta fitojnë këtë procedurë prokurimi.
Unë shoh një hetim të mangët dhe të cekët të prokurorisë dhe policisë gjyqësore se hetimet nuk adresohen nëse ka pasur interesa në këtë procedurë prokurimi ose jo.
Nuk ka në asnjë rast të një zyrtari të penduar, që firmos dhe ti ofrohet një marrëveshje bashkëpunimi.
Nuk mund të thotë kryetari i bashkisë që nuk dinte gjë, minimumi nuk ka bërë asnjë verifikim dhe kontroll, për denoncimin e Belind Këlliçit.
Se një kryetar i përgjegjshëm duhet të marrë edhe verifikime konkrete nëse këto pretendime verifikojnë.
Automatikisht ai është i përfshirë, nuk mund të justifikohet me asnjë argument tjetër. Çfarë veprimi ka bërë kryetari i bashkisë për kompaninë “5D”, a ka ngritur një komision për verifikim.
Çdo titullar kur ka denoncime për shkeljet e punonjësve të administratës, është detyrë funksionale e tij të funksionojë në mënyrë të rregullt, kur është treguar indiferent, automatikisht është i përfshirë.
Shumë prokurorë janë në dilemë nëse do mbrojnë veten duke mbrojtur detyrën, apo do mbrojnë zyrtarët e lartë. Gjyqtarët dhe prokurorët sot janë të ndikuar nga qeveria.
Në momentin kur SPAK ngrihet kundër Ramës, do iki SPAK, nuk do iki Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Rama thotë se ne kemi bërë reformën në drjetësi, dhe duke u thënë këtë, iu thotë se si iu bëmë, edhe iu heqim.
Dosja “5D” çoi pas hekurave ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranë dhe biznesmenë, si Mariglen Qato dhe Redi Molla të cilët i dhanë tendera kompanisë së tyre.
Masa e arrestit në burg është firmosur për ish-drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë Mariglen Qato dhe për ish-drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla. Gjithashtu masa e sigurisë arrest me burg është lëshuar dhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet tashmë në burg për aferën me inceneratorët.
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është lëshuar për Eglantina Zere, Enton Punavia, Debora Keçi, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.



