
“Përsëris thirrjen tonë ndaj administratës izraelite që të mos zgjerojë fushën e sulmeve të saj për të përfshirë civilët dhe të ndalojë menjëherë operacionet që janë në prag të shndërrimit në gjenocid”.
Kështu ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton Anadolu, duke folur për operacionet izraelite në Gaza.
“Izraeli, në vend që të korrigjojë gabimet e tij dhe të veprojë me mençurinë e një shteti, po sillet si një organizatë, shpesh e nxitur nga aktorë jashtë rajonit”, shtoi presidenti turk.



