Me këtë intensitet reshjesh nuk ka ç’bën as Gjermania! Rama nga Lezha: Situata është nën kontroll

Me këtë intensitet reshjesh nuk ka ç’bën as Gjermania! Rama nga Lezha: Situata është nën kontroll

Ndërsa ndodhej për një vizitë në Lezhë për të parë nga afër situatën e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama tha se është nën kontroll. Pavarësisht se 40 familje që janë evakuuar nga përmbytjet apo rëshqitja e dherave, kreu i qeverisë bëri një krahasim me situatën e 2010-n, ku mijëra familje sipas tij u prekën nga kjo situatë. Në krah të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama tha se dëmet janë të vogla falë investimetve të bëra në kullim të bëra nga autoitetet.

“Lezha ka mbajtur shumë mirë. Sikur mos të kishim bërë gjithë të punë me instrafrtukurën e kullimit do ishin mijëra familje, nuk do ishin 40 sa janë, por siç ndodhi në atë përmbuytjen e 2010-s. Mbrëmë pashë të gjitha të dhënat meteologjike, fola dhe për kasadën dhe pashë që niveli i reshjeve është më i madh 2 herë se sa ai i 2010-s, kur u përzie infrasruktura e bllokuar e kullimit dhe menaxhimit harbut dhe kriminal i kaskadës, dhe u përmbyt e gjithë dynjaja. Në këtë aspket gjëja që është e rëndësi është që kur vjen një intesitet i tillë reshjesh, jo ne, po asnjë vend, as Gjermania, Hungaria, Parisi, nuk ka çfarë i bën. Por ama testsi është sa shpejt tërhiqet uji dhe në këtë rast është që janë mbrijtur banesat, binzeset. Faktikisht numrat janë shumë të vegjël dhe me ata numra do merremi. Në 2010-n u mbushën konvikte, palestrat, ngordhën mijëra bagti dhe u bë hataja", u shpreh Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy