Paralajmërime për “apokalips të nxehti” në Francë, 16 mijë të evakuuar

Paralajmërime për “apokalips të nxehti” në Francë, 16 mijë të evakuuar

Autoritetet në Francën perëndimore po paralajmërojnë për një "apokalips të nxehtit" në 15 rajone, pasi një valë temperaturash të larta ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.

Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në Jugperëndim të vendit, me zjarrfikësit që po luftojnë me flakët dhe mijëra banorë të detyruar të evakuohen. Evakuime po kryhen edhe në shtete të tjera si në Spanjë, Portugali dhe Greqi

Zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 16,000 njerëz të largohen nga zonat e tyre të banimit në strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit.

Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim, është goditur veçanërisht keq, me zjarrfikësit që po luftojnë për të kontrolluar zjarret që kanë shkatërruar mbi 14,000 hektarë tokë që nga e marta e kaluar.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar paralajmërime për atë që një meteorolog e përshkroi si "një apokalips nxehtësie" në disa zona të jugperëndimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy