Letra e Ajnshtajnit për bombën bërthamore shitet për 4 milionë dollarë

Letra e Ajnshtajnit për bombën bërthamore shitet për 4 milionë dollarë

Një letër nga Albert Ajnshtanjit që paralajmëronte presidentin amerikan se Gjermania naziste mund të jetë në gjendje të zhvillojë një bombë bërthamore është shitur për gati 4 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Christie.

Paralajmërimi i shkencëtarit ndodh në një kohë kur nis projekti Manhattan nga SHBA për të hulumtuar dhe zhvilluar armë bërthamore, gjë që çoi në përdorimin e parë të bombave atomike kundër Japonisë në vitin 1945.

I drejtuar presidentit të atëhershëm të SHBA-së Franklin D. Rusvlet (FDR), dokumenti me dy faqe u shkrua dhe u nënshkrua nga fizikani në vitin 1939, javë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ajnshtajni shkroi për punën e Gjermanisë naziste në programin bërthamor, duke sugjeruar se kjo mund të çojë në ndërtimin e "bombave jashtëzakonisht të fuqishme". Ai bëri thirrje për "veprim të shpejtë", duke i kërkuar Uashingtonit të grumbullojë mineral uraniumi dhe të fillojë punën për armët e veta atomike.

Letra e Ajnshtajnit u zgjerua më vonë nga studenti i tij, Leo Szilard, dhe një grup shkencëtarësh të tjerë. Ai u dorëzua në Shtëpinë e Bardhë me dorë dhe tani është pjesë e koleksionit të përhershëm të Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial FDR në Nju Jork.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy