
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në 11 qarqe të vendit ka përfunduar numërimi i votës së diasporës për kandidatët.
Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.
Ndërkohë vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan.



