
Ne e dimë nga përvoja e luftërave të mëparshme, madje edhe në Jugosllavi për shembull, se në fazat e konfliktit dhe në fazat pasuese ka një rritje të trafikut të armëve.
Për këtë arsye, duhet të punojmë për të përballuar këtë rrezik në kohë, edhe me përfshirja e Ukrainës dhe Moldavisë.
Kështu deklaroi Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, gjatë mbërritjes së saj në Pragë, ku do të diskutohet për këtë çështje në mbledhjen e Këshillit të Brendshëm të BE.
Ne e dimë se sa armë ka në Ukrainë dhe padyshim që ato nuk janë gjithmonë në duart e duhura. Për këtë arsye ne duhet të përgatitemi për t’u mbrojtur nga një gjë e tillë.



