Zgjedhjet vendore/ Rama: Votoni, ushtroni të drejtën themelore demokratike

Zgjedhjet vendore/ Rama: Votoni, ushtroni të drejtën themelore demokratike

Teksa ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre dhe të marrin pjesë në votim.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, qytetarët duhet të ushtrojnë këtë të drejtë themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë.

Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të dielë të qetë

Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.

Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy