Shpërthimi në Shkodër/ Druni: Pronari i “Audit’ i proceduar për bastet online, një nga pistat e dyshuara ku po hetohet (VIDEO)

Shpërthimi në Shkodër/ Druni: Pronari i “Audit’ i proceduar për bastet online, një nga pistat e dyshuara ku po hetohet (VIDEO)

Një makinë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me MCN Live bëri me dije se mjetit tip ‘Audi’ të bardhë me targa AB 743 KO që ishte i parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’, i është hedhur molotov.

Mjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit Bledar Freskina. Në pamjet e kamerave shfaqet autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet dhe më pas makina ka shpërthyer.

Deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje, ndërsa pronari i mjetit të shpërthyer shprehet se nuk ka ndonjë person konkret si të dyshuar, pasi ka pasur konflikte me disa perosna, por që nuk është se i konsideron si autorë të kësaj ngjarje.

Një tjetër detaj është fakti se Bledar Freskina 40 vjeç ka qenë një person i proceduar në gjendje të lirë për bastet online para pak vitesh, ndoshta kjo mund të jetë ndonjë pistë e mundshme por mbetet e pakonfirmuar dhe në kuadrin e dyshimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy