Zjarret në vend/ Basha: Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë për ta përdorur për udhëtimet e tij

Zjarret në vend/ Basha: Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë për ta përdorur për udhëtimet e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar edhe sot për situatën e shkaktuar nga zjarret në vend dhe vazhdon akuzat për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në përballjen me këtë emergjencë.

Mes tjerash, Basha akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin se në kohën kur pamjet e forcave të emergjencave civile dhe të ushtrisë që përballen me flakët, “janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij”.

“Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij. Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi. Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy