Një protestë është zhvilluar sot në Tiranë nga qytetarë të komunitetit rom të Kavajës, pasi prej një muaji ju është ndërprerë energjia elektrike.
Qytetarët thonë për MCN Live se banesat e tyre nuk i përmbushin kriteret teknike për vendosjen e sahateve për furnizimin me energji elektrike, pasi jetojnë në baraka.
Jemi banorët e lagjes nr.2 Kavajë, kemi ardhur për shqetësimin e energjisë elektrike. I lutem Edi Ramës, Erion Veliajt që ta shikojnë. Jemi 36 familje me energji elektrike prej një muaji. Janë mbushur spitalet me fëmijët tonë. Mirë që na kanë lënë në barake, por të paktën dritën e syve. I kemi fëmijët me astëm. Fëmijët tanë nuk po shkojnë në shkollë. Lulja e rinisë duhet të kenë drita. Na e kanë hequr energjinë elektrike sepse nuk i përmbushim dot kriteret. Nuk na ka dhënë bashkia sahate sepse shtëpitë tona nuk janë për sahate. Nuk plotësohen kriteret teknike. Na kërkuan një kabinë, kush na i siguron ne këtë gjë”, shprehet një banore për MCN TV.



