Demokratët fitojnë garën në Alabama dhe i japin një goditje presidentit Trump

Demokratët fitojnë garën në Alabama dhe i japin një goditje presidentit Trump

Doug Jones është bërë demokrati e parë pas 25-vjetësh që fiton një vend në Senatin amerikan në Alabama, pas një fushate tepër të ashpër kundër republikanit Roy Moore.

Fitorja e tij e papritur është një goditje për presidentin Donald Trump, i cili mbështeste Moore, në këtë garë dhe ngushton shumicën republikane në Senat 51-49.

Rezultati i garës shënon gjithashtu një plagë të re për Partinë Republikane tashmë të përçarë. Republikani Moore nuk u tregua i gatshëm për ta pranuar rezultatin. Fushata e tij tha se meqenëse rezultati ishte mjaft i ngushtë, me 0,5 për qind diferencë, ose rreth 21 mijë vota, ata do të veprojnë sipas rregullave dhe do të kërkojnë rinumërimin e votave.

Jones pas fitores mbajti një fjalim të shkurtër përpara mbështesëve në Alabama. “Ne, treguam jo vetëm në shtetin e Alabamës, por edhe në të gjithë vendin rrugën sesi mund të qëndrojmë të bashkuar”, tha ai.

Moore me gjithë mbështetjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë, nuk arriti të fitojë edhe pse pati një fushatë të ashpër për akuza për sjellje të pahijshme me vajzat adoleshente.

Presidenti Trump bëri një koment në "Twitter", duke uruar fituesin demokrat Doug Jones. “Republikanët, shkruante Presidenti Trump, do të kenë një rast tjetër për ta marrë këtë vend të Senatit brenda një periudhe të shkurtër kohe.”  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy