
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga 1 muaj paraburgim për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, dhe dy të tjerëve, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.
Në këtë mënyrë, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Zëvendësministri Musa Cena dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në kërkesën drejtuar Gjykatës Themelore, është kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për zëvendësministrin Cena.
Beka i ka thënë “Kohës Ditore” se vendim i njëjtë është marrë edhe për dy personat tjerë të arrestuar bashkë me të: Nysret Shala, zyrtar në Komunën e Rahovecit, dhe Hazer Shehu, pronar i një kompanie në Kosovë.



