Ardhja e emigranteve dhe jo vetëm ka sjellë dyndje pranë zyrave të ALEAT në Gjirokastër.
Si pasojë, qytetarëve u është dashur të presin me orë për marrjen e shërbimit kryesisht të marrjes së kartave te ID.
Sipas tyre, duhet që të shtohet personeli me qëllim garantimin në kohë të shërbimit.
Kjo situatë vijon prej disa ditësh. Ndërkaq nga ana e përgjegjësve të ALEAT thuhet se nuk kanë qenë të përgatitur për këtë fluks dhe se po përpiqen ta përballojnë.



