Shkup, nisin diskutimet për ndryshimin e kushtetutës (VIDEO)

Shkup, nisin diskutimet për ndryshimin e kushtetutës (VIDEO)

Në Shkup, Kryeministri hapi diskutimet për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Zoran Zaev kërkoi votën e opozitës duke përforcuar deklaratat se është detyrë kombëtare mbështetja e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Nato dhe në Bashkimin Europian

Bëj thirrje për unitet rreth interesave shtetërore dhe kombëtare. Të japim mbështetje të fuqishme për progresin e vendit dhe të sjellim vendim të fuqishëm. Bëhuni ata që do ta çoni Maqedoninë përpara drejt botës modern, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita kritikoi Kryeministrin për dështimin e referendumit dhe rikonfirmoi se nuk do të votojë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Vendosët që vetë ta udhëhiqni procesin të cilin populli ua vulosi me mossuksesin në referendum. Nëse vlerësoni, vazhdoni edhe tutje në këtë mënyrë, në atmosferë të mirë por ta dini se nuk i keni 2/3 e votave për ndryshimin e kushtetutës”, tha Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Diskutimet për ndërhyrje në librin themeltar të shtetit pritet të zgjasin 10 ditë. Burime afër kryeministrit Zaev konfirmojnë se po lobohet për të siguruar 80 votat për Maqedoninë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy