Protestat masive në Bjellorusi/ Dhjetëra gazetarë të arrestuar

Protestat masive në Bjellorusi/ Dhjetëra gazetarë të arrestuar

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar rreth 70 gazetarë, raportojnë organizatat e gazetarëve në Bjellorusi. Sipas tyre, gazetarët e arrestuar kanë raportuar për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave dhe zemërimin pasues të publikut.

”Që nga e enjtja, 23 gazetarë mbeten në paraburgim”, sipas ”Reporterëve pa Kufij”, që citoi Shoqatën Bjelloruse të Gazetarisë.

Sipas deklaratës, njerëzit që punonin si reporterë u arrestuan në mënyrë të rastësishme, u rrahën dhe nganjëherë u izoluan edhe për periudha të gjata.

Ndërkaq kujtojmë se mijëra qytetarë bjellorusë brohoritën "Lëre pushtetin!" të dielën në qendër të Minskut, në protestën më të madhe të deritanishme kundër rizgjedhjes së Alyaksandr Lukashenkos për president.

Në protesta nuk është vërejtur prani e madhe e policisë, e cila është mbajtur në ditën kur Rusia njoftoi se nëse është e nevojshme, ka gatishmëri t'i ofrojë ndihmë ushtarake Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tubime masive u mbajtën për tetë ditë me radhë në qytete të tjera të mëdha në Bjellorusi, shkruan AFP, duke cituar raportet e mediave lokale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy