Aksioni për hapësirat publike në Vlorë/ Sota: Do hiqen vazot dhe pengesat, ndërhyrjet e mëdha do bëhen në shtator. Rama na informoi se po bëhet një projekt uniform për Lungomaren

Aksioni për hapësirat publike në Vlorë/ Sota: Do hiqen vazot dhe pengesat, ndërhyrjet e mëdha do bëhen në shtator. Rama na informoi se po bëhet një projekt uniform për Lungomaren

Ervin Sota, kryetar i shoqatës Arta tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se situata me ndërtimet në Lungomare është ekzagjeruar disi, pasi aty nuk ka uzurpim të sipërfaqeve nga bizneset pasi këta të fundit paguajnë në bashki, por ka abuzim me vendosjen e vazove apo zgjatim të konstruksioneve metalike. 

Sota bën me dije se është rënë dakord që këto vazot dhe pengat e tjera të hiqen, ndërsa ndërhyja do të fillojë në shtator. 

Në mbledhjen e djeshme mes bizneseve, kryebashkiakut dhe Ramës është mësuar se një arkitekt i huaj po merret me bërjen e një projekti uniform për Lungomaren. 

Janë dy sipërfaqe trotuaresh. Është një sipërfaqe shëtitore, dhe një tjetër sipërfaqe e cila është e shfrytëzueshme dhe quhet SPL që merret me qira nga Bashkia Vlorë. Kjo sipërfaqe është marrë konform ligjit dhe janë paguar m2 në bashki sipas kontratave që janë bërë . Po flitet për një pjesë të abuzimit që nuk është abuzim duke zaptuar sipërfaqet publike siÖ komentohet rëndom . Bëhet fjalë për vazot e luleve që kanë zënë rrugët, korridoret ku kalojnë hyrjet e pallateve.

Kanë abuzur duke vendosur vazo me lule, apo e kanë tepruar pak me pjesën e strukturës e cila nuk duhet të ndahet si me gardhe. Kjo pjesë është rënë dakord të pastrohet. Për ato pjesët që është çuar diku gjysmë metri, diku 1 metër, e cila është konstruksion metalik dhe në momentin që mund të ndërhyhet tani i bie të prishet i gjithë konstruksioni. 

Bizneset në Lungomare janë munduar t’i përshtaten turistëve. Janë shpenzime që nuk i kanë bërë nga qejfi, por duke parë kërkesa e turistëve. Janë munduar të krijojnë kushte me ambiente të freskëta. Nuk është bërë me qëllimin që Lungomare po uzurpohet.

Kjo ka sjellë që situata të shihet me lupë dhe të bëhet kaq e madhe. Kemi pas një mbledhje, kemi ftuar dhe Dredhën dhe prefektin po ky ka pasur zjarre në Dukat dhe ka qenë atje. Në atë takim emi kërkuar komunikim em Ramën dhe kemi parashtruar situatën ku jemi dhe çfarë masash. Kemi pasur komunikim me SMS dhe telefon.

Është rënë dakord që Lungomare është pastruar nga pjesët e luleve apo pengesave, dhe është lënë dakord çdo gjë të shkojë brenda segmentit të hijes së këtyre pergolateve. Dhe në shtator të fillojë ndërhyrja. Na është informuar që po bëhet projekt uniform që po bëhet falas nga qeveria me iniciativë të kryeministrit, është një arkitekt i huaj dhe po merret që të kenë projekt uniformë përgjatë Lungomares. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy