
Prolapsi uterin (i mitrës) është një gjendje ku mitra rrëshqet nga pozita e saj normale dhe zbret drejt vaginës, duke arritur në disa raste që ajo të bëhet e dukshme dhe të preket me dorë, në formën e një tullumbaceje.
Ky problem ndodh shpesh pas sforcimeve.
Në një intervistë për programin "Zgjohu me MCN", gjinekologu Arben Haxhihyseni theksoi se trajtimi më i efektshëm është korrigjimi i prolapsit përmes operacionit, duke vendosur mitrën në pozitat e saj të natyrshme, kur mitra është e shëndetshme.
Ai gjithashtu theksoi se heqja e mitrës nuk është gjithmonë e nevojshme dhe mund të shmanget nëse sistemi mbështetës rregullohet siç duhet.
Për shumicën e grave që vuajnë nga prolapsi uterin, ky problem shkakton ankesa dhe shqetësime. Prolapsi ndodh shpesh pas moshës 50 vjeçare dhe është një patologji e zakonshme, sidomos në moshat mbi 70 vjeç. Në këto raste, është e nevojshme një teknikë speciale për ta korrigjuar.
Aktualisht, për trajtimin e prolapsit uterin përdoret një metodë moderne që e stabilizon mitrën në vendin e saj të natyrshëm. Mjekët tani preferojnë teknikën e quajtur uteropeksi, e cila është një operacion më i lehtë dhe i shpejtë për organizmin. Pacientet mund të operohen dhe të shërohen në një periudhë të shkurtër, duke shkuar në shtëpi pas vetëm një dite.
Gjinekologu Haxhihyseni nënvizon se heqja e mitrës është e papërshtatshme kur mitra është e shëndetshme, pasi ky problem është pasojë e prolapsit dhe jo shkaku.
Nëse sistemi mbështetës nuk rregullohet, mundësia që prolapsi të përsëritet mbetet e lartë.
Aktualisht është teknik më e lehtë për organizmin dhe është kirurgji më e shpejtë, pacientja merr më pak anestezi, kirurgjia zgjat më pak dhe i trajtojnë pacientja operohet sot dhe nesër te shkojë ne shtëpi.



