Azilkërkues në tregtinë e heroinës, arrestohen 14 shqiptarë në Francë

Azilkërkues në tregtinë e heroinës, arrestohen 14 shqiptarë në Francë

Një rrjet shqiptar i trafikantëve të drogës, nga kreu e deri te shitësi më i thjeshtë janë zbuluar këtë javë në Francë. Siç raporton AFP, rrjeti e ushtronte aktivitetin e tij të paligjshëm në zonën midis Annecy dhe Lion.

Të martën në mëngjes, disa kontrolle të befasishme në periferi të Lionit, në Sevrier (Haute-Savoie) dhe Annecy çuan në arrestimin e 15 burrave dhe një gruaje, nga mosha 19 deri në 46 vjeç, të gjithë me kombësi shqiptare dhe me statusin e azilkërkuesit.

Në të njëjtën kohë policia sekuestroi një shumë prej 3 200 euro, më shumë se dy kilogramë heroinë të pastër dhe të ndarë dhe afërsisht 500 gramë kokainë.

Katërmbëdhjetë shqiptarët, të gjithë meshkuj, akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa dy të tjerët ndiqen në gjendje të lirë.

Një rrjet që furnizon dhe paratë e drogës që vijnë kesh në Shqipëri

Sipas policsë, ky rrjet furnizonte "qindra klientë" në disa pika të shitjes përreth Annecy, veçanërisht në Cran Gevrier, si dhe në Thonon-les- Bains (Haute-Savoie) dhe Oullins në periferi të Lionit. Hetimet dhe përgjimet kanë bërë të mundur identifikimin dhe gjetjen e shitësve dhe drejtuesve.

Vendimi për të vazhduar me arrestimet "erdhi nga informacioni që tregon se pas izolimit për shkak të koronavirusit, disa donin të ktheheshin në Shqipëri sapo të rihapeshin kufijtë", shpjegoi komandanti Jean-Philippe Charvet, kreu i sigurisë urbane.

"Ata ishin të dyshimtë", shtoi ai, "sepse në nëntor, kur u çmontua një rrjet tjetër, ne kishim kapur 150 000 euro kesh, përfshirë 100 000 të tjera në motorin e një Mercedesi që po përgatitej për të bërë udhëtimin në Shqipëri”. "Paratë kthehen në mënyrë sistematike atje, përmes dërgesave kesh, për t'u investuar në komplekset hoteliere dhe dyqane". "Çdo vit, burgosim shumë shqiptarë, 40 ishin në 2019, mendoj se tashmë jemi diku te 30 dhe jemi ende në mesin e vitit 2020", thotë Charvet.

"Ka një diasporë të madhe shqiptare në Zvicër dhe Gjenevë. Ata krijuan grupet e tyre 7-8 vjet më parë dhe pak e nga pak kaluan kufirin", rrëfen komandanti Charvet duke evokuar një zhvillim të këtyre rrjeteve "në Chambéry, Grenoble, Lyon dhe madje Clermont-Ferrand". / BFMTV / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy