
Në GJKKO ka nisur masa për verifikimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre në çështjen për koncesionin e sterilizimit.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se ky zhvillim është një hap i mirë, edhe pse i vonuar.
Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Soko theksoi se në hetimin e kësaj çështje ka pasur ndikim politika.
Besoj se kjo është ajo që është nisur për t’u gjykuar. Beqaj do duhet të përgjigjet për këtë aferë nuk mund të fshihet pas zëvendësministrit apo zyrtarëve të tjerë të vegjël. Ajo që kërkuam kur e dorëzuam, ka qenë pikërisht kallëzimi për ministrin. Ministri, është kreu i veprimtarisë që ndodh brenda ministrisë, është miratuesi, vëzhguesi, kontrolluesi. Beqaj duhet të përgjigjet, presim të zhvillohet hetimi. Dhe nga gjyqtari i çështjes më përpara pati një sugjerim dhe për trajtimin për veprën penale të korrupsionit, por me zhvillimin e procesit duhet të ndalemi dhe te vepra të tjera. Është hap i parë i mirë, por i vonuar .
Po, ka pasur ndikim politika. E kemi dorëzuar denoncimin në 23 dhjetor të 2019. Në 2020 i vetmi veprim procedural ka qenë pyetja ime në Prokurori. E dorëzuam në prag festash, në janar jam thirrur në SPAK për të dhënë argumentimet e mia. Ky ka qenë i vetmi veprim hetimor. Këtu stopoi. Nga kjo kupton që ka pasur presion të madh politik. Aktorët e përfshirë janë të rëndësishëm, niveli i dëmit është i jashtëzakonshëm, gati 100 milionë euro janë planifikuar për të hedhur aty.
Para dhënies me koncesion të sterilizimit, sterilizimi kryhej në spitalet tona. Kostoja totale e procesit në të gjithë Shqipërinë shkonte 250 mijë euro në vit. Procesi përveç investimit te pajisjet, te autoklavat pastaj kërkon vetëm ujë dhe drita. Për një set kushton 40 lekë. Me koncesionin kostoja për 3 setet vajti nga 100 euro në 300 euro. Nga 50 lekë në 300 euro.
Ne kemi pasur probleme me sterilizim, qeveria Berisha merr një kredi 1 milion euro për të ndërtuar qendrën kombëtare të sterilizimit, e ndërtuam për ta vënë në funksion dhe për të zgjidhur problemin. Nuk e vendosëm asnjë ditë në punë, por ia falëm koncesionarit, pa qira. Shërbimi i sterilizimi që kryehet në spitale nuk ndryshoi asnjë pikë nga momenti që u dha ky koncesion, vetëm paketimi.
Më tej, Soko tha se koncesioni i sterilizimit ka firmën e Ramës. Sipas ekspertit, SPAK duhet ta çojë deri në fund hetimin procedural.
Kur analizon koston, kupton që ka fryrje, e ka thënë dhe Prokuroria. Këto para të kostove të fryra, që nuk janë paguar biznesmeni i ka marrë te llogaria e vet, por nuk i ka mbajtur të gjitha për vete. Aty ndiqet rruga e parasë ku ka shkuar. Kur ndjek rrugën kupton dhe xhepat e zyrtarëve që kanë ngritur kartonin për ta votuar.
Po hetohet jo vetëm pjesa e abuzimit me paratë, po hetohet proceduara. Kjo është e rëndësishme procedura e miratimit. Ky koncesion është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Këto kosto, ky studim fizibiliteti janë paraqitur në Këshillin e Ministrave, dhe natyrisht përgjegjësia është e atij që hidhte firmat ‘pam pam’.
Ky koncesion ka firmën e kryeministrit.
E nxis SPAK që hetimin procedural, të miratimit të procedurës së koncesionit ta çojë deri në fund. Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk kalon me firmën e ministrit të Shëndetësisë, ka firmën e Ramës, ai duhet të mbajë përgjegjësi.
Edhe tek implementimi më pak ka problematika.
Soko tha se dëmi ekonomik llogaritet të jetë 60% e vlerës së kontratës.
Dëmi ekonomik llogaritet të jetë 60% e vlerës së koncesionit. Pagesat që janë bërë sot janë afro 100 milionë, dhe më shumë.



