
Nuk ka asnjë të dhënë nga Intelgjenca se Vladimir Putin është i paqëndrueshëm ose në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i CIA-s. Ka pasur spekulime mediatike në rritje, të pakonfirmuara, që aludojnë se Putin vuan nga një sëmundje e keqe, ndoshta kancer.
Por William Burns tha se nuk kishte prova për ta sugjeruar këtë, vënë në dukje me shaka se ai dukej "shumë i shëndetshëm". Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t'i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë veprimi.
Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më vetëm Lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla.



