
Komisioni i buxhetit në Dhomën e Senatit Italian ka shtyrë aprovimin e draft ligjit mbi pensionet mes Italisë e Shqipërisë firmosur më 6 shkurt 2024 në Romë. Senatorët kanë kërkuar nga qeveria një relacion teknik më të detajuar mbi koston ekonomike të pensioneve për vitet 2019 e 2020.
Irena Xhani, përfaqësuese e Institutit Kombëtar për Asistencën e Qytetarëve në Itali tha në studion e MCN Economy se ky vendim ka të bëjë me burokraci dhe procedura që duhen plotësuar.
Duke vijuar Xhani tha se shteti shqiptar nuk është shqetësuar asnjëherë për emigrantët në Itali.
Me pritjet jemi mësuar se u bë goxha kohë kjo që ka filluar. Mendoj se politikisht është shprehur vullneti i dy palëve që marrëveshja do shkojë përpara.
Teknikisht Italia ka burokraci dhe kjo është një hallkë e burokracisë, një procedurë që duhet të plotësuar. Deri sa të realizohet jemi të gjithë në ankth, në pritjes, sidomos ata që janë direkt të interesuar dhe një ditë për ata është shumë.
Sigurisht që po, sistemi i previdencës sociale në Itali është mjaft i sofistikuar dhe teknikisht nuk ka probleme. Mjafton të futësh Kodin fiskal dhe të del gjithë vjetërsia e punës, eksperienca e punës. Ka pasur spekulime në forma të tjera, pasi ishte një periudhë pak kritike në të gjithë botën,. Ky problemi është më tepër këtu në Shqipëri se këtu kemi vështirësi me vjetërsinë e punës, pasi ndonjëherë na thuhet se na janë djegur arkivat, ndonjëherë nuk gjenden në sistemin e-Albania. Shqiptarët duhet të autorizojnë dikë që t’i nxjerrin nga arkivi, ndonjëherë i gjejmë si vite por nuk korrespondojnë me sigurime të derdhura. Shpresoj që të gjithë ata që janë të interesuar të lëvizin dhe të marrin masa pasi mund të kërkojë kohë të mëtejshme pasi të dalë marrëveshja e shumëpritur.
Me kodin fiskal në Itali dalin vetëm vitet e punës së kryera në Itali.
Ndikon keq jo vetëm psikologjikisht, por dhe nga ana sociale, ekonomike, shumë prej bashkatdhetarëve tanë janë kthyer dhe për efekt moshe, nuk kanë më mundësinë të punojnë. Kur filloj kriza, mbi 60 vjeç s’të merr njeri në punë.
Sheh paradokse që thua me gjithë mend iu ka shpëtuar apo është bërë me qëllim. Shqetësuese është që shteti ynë 34 vjet nuk është shqetësuar minimalisht për njerëzit.



