Koronavirusi, një pacient drejt shërimit në Spitalin Infektiv

Koronavirusi, një pacient drejt shërimit në Spitalin Infektiv

Një prej pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv me koronavirus është drejt shërimit. Lajmin e jep kryeministri Rama, i cili në një status në “Facebook”, shkruan se pacienti në fjalë ka dalë negativ në testin e parë. Nëse i njëjti rezultat do të jetë edhe pas testit të dytë, atëherë do të kemi të shëruarin e parë nga koronavirusi në Shqipëri.

“Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy