Kimberly Cheatle është zgjedhur nga presidenti amerikan Joe Biden si drejtoresha e ardhshme e Shërbimit Sekret.
Kjo është hera e parë që një grua emërohet në krye të agjencisë e cila ka dy detyra zyrtare, të mbrojë liderët politikë të vendit (presidentin, nënkryetarin, por edhe ish-presidentët dhe kandidatët për president, si dhe familjet e tyre natyrisht) dhe të mbrojë infrastrukturën kritike dhe financiare të SHBA-së.
Agjencia mbron edhe figura të tjera politike pranë presidentit.
Teksa njoftonte emërimin e Cheatle, Biden tha se drejtoresha e ardhshme ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar.
Cheatle, e cila do të marrë detyrën nga James Murray, në detyrë që nga viti 2019, ka punuar në Shërbimin Sekret për 27 vjet.
Jam krenar të njoftoj se kam zgjedhur Kim Cheatle si Drejtoren e ardhshme të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara. Kim ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar, është rritur në gradë gjatë 27 viteve të saj në agjenci, duke u bërë gruaja e parë në rolin e Zëvendës Drejtoreshës së Operacioneve të Sigurisë. Jill dhe unë e dimë nga afër përkushtimin e Kim për punën e saj.



