E ekzekutuan në makinë, babai i 25-vjeçarit: Doli për kafe, priste të ikte në Gjermani!

E ekzekutuan në makinë, babai i 25-vjeçarit: Doli për kafe, priste të ikte në Gjermani!

Babai i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari që u gjet i vrarë në makinë orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Babicë të Vlorës, ka treguar disa detaje për mediat pasi mësoi lajmin e hidhur. Sipas tij, Xhuljano është larguar nga shtëpia në Babrrja, në Tiranë, pasditen e sëë premtes rreth orës 18:00-19:00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe.

Ai është shprehu gjithashtu se nuk kishte dijeni që i riu të kishte konflikte, ndërsa ditët e fundit priste që të shkonte në Gjermani tek vëllai i tij.

Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00- 19:00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2,5 vite burg për dhënie ndihmë në kalim të paligshëm të kufirit, pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur babai i Xhuljano Bullarit.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Vlorës ka ngritur dyshime qe i riu të jetë ekzekutuar rreth orës 22:00 të së premtes, ndërsa u gjet orët e para të mëngjesit të sotëm nga banorët e fshatit Babicë. Identifikimi i tij u bë disa orë pas konstatimit të ngjarjes, në morgun e Vlorës, pasi me vete të riut nuk i është gjetur asnjë mjet identifikimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy