Sejamini: Në çdo zgjedhje bëjmë nga një reformë, por këtu vendos kryetari i partisë

Sejamini: Në çdo zgjedhje bëjmë nga një reformë, por këtu vendos kryetari i partisë

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në Shqipëri bëhen vetëm reforma zgjedhore, por nuk bëhen zgjedhje. Sipas tij problemi është se partitë shqiptare nuk janë demokratike dhe cilido që të jetë sistemi zgjedhor ato nuk janë demokratike sepse këtu vendos kryetari i partisë.

Sistemet zgjedhore nuk sjellin demokracinë. Sistemi zgjedhor më pak demokratik në botë është zgjedhja e presidentit të Amerikës, humbet 3-4 mijë vota popullore dhe bëhet njeriu më i fuqishëm duke humbur votën popullore.

Por çështja qëndron këtu se çfarë ne po zgjidhim, se ne zgjidhim reforma zgjedhore që fatkeqësisht gjëja më e turpshme në historinë e reformave është se në çdo zgjedhje ne bëjmë nga një reformë, pra nuk ka zgjedhje ku ne nuk hyjmë me nga një sistem zgjedhor të ri dhe gjëja më skandaloze është pikërisht kjo gjë  që sistemet zgjedhore kanë kuptim kur ti e bën dhe me këto ti zhvillon zgjedhjet 10-20-30 vjet dhe vetëm nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme ti e riformaton këtë sistem.

Ndërsa te ne zgjedhjet janë bërë si diçka e përditshme sa herë ka zgjedhje ne bëjmë nga një reformë zgjedhore sepse këto nuk bëhen për demokracinë dhe për të zgjidhur ndonjë problem, por sepse partitë e bëjnë sistemin të atillë për të përfituar diçka vetë.

Pika tjetër është se nuk vjen demokracia me ligje, me teknikalitete. Një sistem demokratik, një vend vendos të jetë demokratik dhe bën ligje që e mëshiron këtë demokraci në vetvete, pra partitë shqiptare nuk janë demokratike çfarëdo të jetë sistemi zgjedhor ato nuk janë demokratike sepse vendos kryetari i partisë. Që nga viti 1945 apo herët dhe deri më sot kryetarët e partive shqiptare kanë dominuar partitë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy