Shqiptarja, kandidate për deputete në Itali/ Likmeta: Pas 31 vitesh ka ardhur koha që komuniteti të ketë një zë përfaqësues

Shqiptarja, kandidate për deputete në Itali/ Likmeta: Pas 31 vitesh ka ardhur koha që komuniteti të ketë një zë përfaqësues

Anita Likmeta, e larguar nga Shqipëria në vitin 1997 është zyrtarisht kandidatja e parë shqiptare për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 shtator.

Vet Likmeta në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, shprehet se kandidatura ka qenë jo e pritshme dhe se kandidon për tre rajone.

Është një kandidaturë që faktikisht nuk e prisja, ndodhi qe qeveria Dragi ra, dhe mua mu propozua për të kandiduar. Thashë pse jo, është një momenti i veçantë për vendin dhe është e domosdoshme që të ketë një ndryshim politike, sidomos në kohën që po jetojn Italia.

Jam ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike.

Tematika e fushatës time janë gratë, të rinjtë, inovacioni teknologjik dhe shkollat.

Likmeta thotë se synimi i saj është të bëhet zëri i shqiptarëve në Itali.

Sipas saj, pas 31 vitesh, komuniteti shqiptar, i dyti për nga numri në Itali, ka mundësinë të ketë një zë institucional përfaqësues.

Kjo është një fitore për një shqiptar. Këtu, komuniteti shqiptar nuk ka pasur kurrë një përfaqësues. Duhet të presim për të folur për rezultatet, është shumë herët tani, por fushata shkon shumë mirë.

Po flas me komunitetin shqiptar në Itali. Ne jemi një komunitet i madh. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Shqiptarët meritojnë të kenë një zë që flet për ata.

Mendimi im është që të bëhem zëri i shqiptarëve këtu, është betejë e madhe, sepse shqiptarët nuk kanë pasur një zë të tyre, një përfaqësim institucioni, dhe besoj ka ardhur koha që pas 31 vitesh, të kemi një përfaqësues tonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy