Sot zgjedhjet parlamentare/ 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit

Sot zgjedhjet parlamentare/ 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Shqiptarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione.

Drupal Ad

Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

Për herë të parë voton edhe Diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.

Qndrat e votimit do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen ne 19:00. Kodi zgjedhor parashikon që ato të qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në rastet e fluksit të votuesve. Në të njëjtën orë, do të mbyllet edhe procesi i votimit për Diasporën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha qarqet për ngritjen e qendrave të votimit, të cilat tashmë janë caktuar. Gjithashtu partitë kanë caktuar komisionerët dhe vëzhguesit e tyre, teksa këto zgjedhje do monitorohen nga afër edhe prej misionit OSBE-ODIHR dhe faktorit ndërkombëtar. Gjithashtu është  ngritur edhe një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, ku deri tani janë depozituar mbi 50 denoncime. Ky grup përbëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy