Ka vdekur heroi i zjarrfiksëve në rrëzimin e kullave binjake në 11 shtator 2001. Brian J Masterson ka punuar pa pushim në vendin e ngjarjes së sulmit terrorist në New York, në ditën kur aeroplanët goditën qendrat botërore të tregtisë.
Por puna e 61-vjeçarit nuk u ndal me kaq pasi ai punoio edhe për shumë muaj të tjerë pas sulmit te kullat.
61-vjeçari, që është baba i tre fëmijëve, dhe ka vdekur gjatë kësaj jave nga kanceri, i cili ndërlidhet në mënyrë direkt me ekspozimin e tij në pluhurin që u shkaktua nga rrëzimi i kullave.
Brian është njëri nga përgjegjësit e shumtë që janë diagnostikuar me sëmundje si rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes së tyre në Kullat Binjake.



