Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotsias, jo vetëm që mohon që mes shtetit të tij dhe Shqipërisë është diskutuar çeshtja çame, por në reagimin e tij ka përmendur frazën “Ata janë të çmendur”. Deklaratën Kotias e ka dhënë në televizionin grek “Alfa”, si reagim pas intervistës së ministrit shqiptar Ditmir Bushati.



