Klinton-Tramp, sot përballja e madhe. Po nëse nuk fiton asnjëri?

Klinton-Tramp, sot përballja e madhe. Po nëse nuk fiton asnjëri?

Çdo 4 vjet, amerikanët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Në zgjedhjet që mbahen sot, në rivalitet të ngushtë për Shtëpinë e Bardhë janë demokratja Hillari Klinton dhe republikani Donald Tramp. Po çfarë ndodh nëse nga gara nuk del i fituar asnjëri?

Për t’u shpallur fitues, një kandidati i duhen të paktën 270 vota elektorale, që përbëjnë mbi 50% të 538 votave në total që kanë 50 shtetet. Një rezultat 269-269  është matematikisht i mundur, edhe pse nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve presidenciale.  

Por kësaj radhe ka edhe një risi. Një kandidat i pavarur, Evan McCullin, i cili garon për të fituar në Utah dhe gjashtë votat e tij elektorale që mund t’i shkojnë në favor Trampit.    

Kjo rrit lehtësisht mundësinë që as Trampi dhe as Klintoni të mos i bëjnë 270 votat e domosdoshme.

Çfarë ndodh në një rast të tillë?

Gara presidenciale zhvendoset në Dhomën e Përfaqësuesve. Sipas këtij skenari hipotetik, zgjedhja do të bëhej mes 3 kandidatëve: Tramp, Klinton and McMullin.

Secili prej delegacioneve të 50 shteteve do të kishte vetëm një votë, përfshirë Kalirforninë, shteti me numrin më të madh të votive elektorale, 53 të tilla.

Kandidati që fiton mbështetjen e të paktën 26 delegacioneve do të bëhej presidenti i zgjedhur.

Si zgjedh delegacioni i një shteti?

Anëtarët e delegacionit të një shteti bëjnë fillmisht një miniproces zgjedhor, me vota të fshehta. Fituesi i dalë nga ky votim merr mbështetjen e shtetit. Një votim i tillë është i panevojshëm për delegacione me vetëm 1 përfaqësues si ai i Alaskës, Delauerit, Montanës, Dakotës së Veriut, Dakotës së Jugut, Vermontit dhe Uajomingut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy