Leksione jete nga një murg 120-vjeç: Ja cili është sekreti i jetëgjatësisë (FOTO)

Leksione jete nga një murg 120-vjeç: Ja cili është sekreti i jetëgjatësisë (FOTO)

Një murg 120-vjeçar pretendon se është njeriu më i vjetër në botë. Sëami Sivananda ka lindur në 8 gusht 1896, sipas të dhënave në pasaportë.

Me një pamje që nuk tregon më shumë se 75 vjeç, ai thotë se do të aplikojë për Rekordet Gines.

Ai pretendon se është personi më i vjetër pas vdekjes së japonezit Jiroemon Kimura, i cili ndërroi jetë në qershor të 2013-s në moshën 116-vjeçare.

Sivananda ka lindur në një familje shumë të varfër në qytetin Kolkata në Indi, pork a jetuar gjithë jetën në Varanasi.

Pavarësisht moshës, ai jeton pa ilaçe dhe bën joga çdo ditë nga katër orë.

Ai thotë se jetëgjatësia është rezultat i jogës, ushqimeve pa erëza dhe mungesës së seksit.

“Disiplina është gjëja më e rëndësishme në jetë. Njeriu mund të arrijë gjithçka nëpërmjet dislipinës në zakonet e të ushqyerit, ushtrimet fizike dhe dëshirat seksuale”, thotë ai.

“Kontrolli mbi nevojat e tua është arritja më e madhe në jetë. Kam jetuar kaq gjatë sepse gjërat material nuk më bëjnë të lumtur. Kam lindur i varfër dhe kjo ka bërë që të mos kem kërkesa të mëdha në jetë. Në ditët e sotme, njerëzit janë të palumtur, të pashëndetshëm dhe të pandershëm. Kjo më shkakton dhimbje”, thotë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy