Vetëdeklarimi, Gjokutaj: Informaliteti nuk luftohet me ultimatume, thjesht tkurret për momentin (VIDEO) 

Vetëdeklarimi, Gjokutaj: Informaliteti nuk luftohet me ultimatume, thjesht tkurret për momentin (VIDEO) 

20 janari si afat i vendosur nga qeveria për vetëdeklarimin, është për ekspertin Eduard Gjokutaj një ultimatum që nuk sjell zgjidhje reale për informalitetin në tregun e punës. Në një lidhje Skype me MCN Live, Gjokutaj tha se aksionet që janë ndërmarrë deri tani kundër informalitetit kanë qenë thjesht fushata të momentit që e kanë tkurrur fenomenin, por kjo vetëm përkohësisht.

Nuk bëhet zgjidhja e antievazionit me ultimatume apo afate por me një punë sistematike që në këto 8 vite do të kishte avancuar dhe sot do të duhej të kishim një tjetër raport për informalitetin në tregun e punës. Administrata tatimore duhet të kishte hartuar një strategji për ngushtimin e informalitetit.

Janë bërë studime të ndryshme. Mungon një studim i plotë i Ministrisë së Financave. Tregu informal nisur nga studime të BB dhe instituteve të ndryshme arrin në nivel 30%. Çdo aksion antiinformalitet e kufizon në momentin që ndodh, por çfarë zgjidh kjo në mënyrë permanente.

Më datë 20 janar, qeveria duhej të kishte dalë me një njoftim për reagimin nga ana e tregut të punës. Këto janë një punë e zakonshme dhe e rëndomtë e administratës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy