Semanaj: Diaspora mbështet të gjitha kërkesat e ardhura nga protesta në Tiranë

Semanaj: Diaspora mbështet të gjitha kërkesat e ardhura nga protesta në Tiranë

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, thotë se Diaspora i mbështet të gjitha kërkesat e ardhura nga protesta 51-ditore në Tiranë.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se gjëja më e bukur e protestës është se nuk ka një kokë dhe se kushdo del në shesh, e bën për hallet e veta por dhe ato të përbashkëta.

 

Semanaj u shpreh se nuk dëshiron që sheshi të prodhojë një lider të ri, por një sistem të ri, i cili më tej do të prodhojë dhe liderin. 

 

Diaspora u bashkua në protesta që në momentin e parë që nisën në Tiranë. Numri i qyteteve në Europë është goxha i lartë, në qytete të ndryshme ka protesta çdo javë. Ashtu sikurse protestuesit në Tiranë nuk hoqën dorë nga dalja në shesh, në Europë çdo fundjavë ka protesta. 

 

Në Vjenë kjo fundjavë mbajti protestën e shtatë, me pjesëmarrje goxha të lartë, duke mbajtur parasysh se numri i shqiptarëve nuk është shumë i madh këtu, por edhe prej shiut të rrëmbyer, sërish sheshi në zemër të Vjenës u mbush. 

 

Ka grupe koordinuese në të gjitha shtetet, ka grupe Whatsappi, ku çdo qytetar në diasporë mund të bëhet pjesë e këtyre grupeve, çdo gjë është transparente. 

 

Ne mbështesim sheshin, mbështesim të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga Tirana, nuk kemi kërkesa shtesë. Jemi totalisht në mbështetje të sheshit dhe asgjë më shumë. 

Diaspora mundohet të japë suportin për sheshin, për t’iu treguar qytetarëve në Shqipëri se nuk janë vetëm. 

 

Gjëja më e bukur në këtë protestë është që nuk ka një kokë, çdo qytetar del në shesh për hallet e veta por dhe për hallet e përbashkëta.

 Kjo protestë nuk ka nevojë për një kokë, se çdo qytetar po del për hallin e tij. për herë të parë janë bashkuar si të majtë dhe të djathtë, por edhe persona që nuk kanë votuar asnjëherë, kundër një regjimi 35-vjeçar. 

 

Nuk dua që sheshi të prodhojë një lider të ri, por një sistem të ri dhe do jetë sistemi ai që do prodhoj një lider të ri. Ne sot jemi në shesh për të luftuar kultin e individit. Më shumë rëndësi se numri ka qëndrueshmëria e protestës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy