Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se në samitin e OKB-së Shqipëria u tregua e pamoralshme në qëndrimin e saj ndaj Palestinës.
Ajo që çfarë bie në sy është që Shqipëria në qëndrimin ndaj Palestinës u tregua shumë e pamoralshme. Është e lehtë të merret pozicioni në anën e të fortit.
Gjithmonë e pamë që shumica e anëtarëve të OKB-së përkrahën të drejtat e njeriut, gjykuan gjenocidin atje. Pamë dhe gjatë fjalimit të Netanyahu-t se çfarë qëndrimi pati.
I pyetur për planin e Trump për Gazën, Spahiu tha:
Plani ka shumë paqartësi që do duhej të rregulloheshin. Afatet kohore të tërheqjes së trupave, do duhej që në një plan të tillë serioz të ketë afatin deri kur do të dorëzonte armët Hamasi, afati kur do tërhiqet ushtria izraelite.
Palët mund të bëjnë manovra, të provokojnë incidente.
Ka shumë hapësirë brenda këtij plani që e bën vështirë të realizueshëm. Prandaj më bën goxha skeptik.



