A po vdes miqësia?/ Panelistet diskutojnë mënyrat se si reflektohet ky fenomen në shoqërinë shqiptare

A po vdes miqësia?/ Panelistet diskutojnë mënyrat se si reflektohet ky fenomen në shoqërinë shqiptare

Bazuar në një sondazh të fundit të OECD-së, gati 10% e evropianëve nuk kanë një mik të ngushtë. Por a reflektohet ky fenomen edhe në shoqërinë shqiptare?

Në emisionin “MCN Informacion”, panelistet e ftuara, Nora Malaj, sociologe, Nereida Llaha, psikologe, dhe Vilma Kërçiku, gazetare, sollën këndvështrimet e tyre mbi mënyrën se si miqësia dhe shoqëria janë transformuar në kohët moderne dhe ndikimin që ato kanë në jetën tonë të përditshme.

Ato ranë dakord se miqësia e vërtetë nuk po vdes, por po transformohet. Ajo kërkon kohë, kujdes, mirëkuptim dhe pranueshmëri, vlera që në shoqërinë moderne po bëhen gjithnjë e më të rralla, por edhe më të çmuara.

Nora Malaj: 

Miqësia e ngushtë ekziston, por ka rëndësi të kuptojmë çfarë nënkuptojmë me ‘miqësi’. 

Ekzistojnë disa kategori miqësish: ajo e ngushta, që është si një pemë me rrënjë të thella, që nis në fëmijëri dhe zgjat gjatë gjithë jetës. Në realitetin tonë, shpesh thuhet se miqtë janë si gishtat e dorës – nëse arrin të kesh 3 deri në 5 miq të vërtetë, je një njeri me fat.

Më pas kemi njohjet, miqtë sezonalë, që vijnë e ikin për arsye të ndryshme, dhe ata që janë si degët e pemës, më të qëndrueshëm, që të shoqërojnë në disa etapa të jetës. 

Por miqësia e ngushtë, ajo e vërteta, zakonisht nuk i kalon 1 deri në 3 persona, njerëz që janë pranë teje në të mirë e në të keq, me të cilët ndan emocionet dhe besimin e plotë.

Nereida Llaha: 

Sot është bërë më e vështirë të krijosh miqësi të ngushta, për shumë arsye. 

Unë i përkas brezit të viteve ’80–’90 dhe kam parë sesi me ndryshimet shoqërore dhe familjare, edhe mënyra jonë e lidhjes me të tjerët ka evoluar. 

Interesat ndryshojnë, ritmi i jetës është më intensiv dhe kjo ndikon në cilësinë e marrëdhënieve.”

Miqësia e vërtetë është si një filtër dashurie të pastër, pranuese, jo paragjykuese, e pranishme si në të mirën ashtu edhe në të keqen.

Shoqëria ndërtohet mbi afërsi dhe kontakte sociale, ndërsa miqësia është filtri matës i lidhjeve që vijnë pas atyre të gjakut. 

Ajo ka ngjashmëri me dashurinë e di që e ke, sepse rritet bashkë me ty.

Vilma Kërçiku: 

Mediat janë një formë për t’u njohur me njerëzit, por rrjetet sociale e kanë ndryshuar totalisht këtë realitet. 

Po shohim gjithnjë e më shumë largim nga emocionet e drejtpërdrejta njerëzore. 

Rrjetet sociale kanë zhvendosur lidhjen emocionale në një hapësirë virtuale, duke bërë që shpesh të ndjehemi më të vetmuar, edhe pse të ‘rrethuar’ nga njerëz online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy