Zgjedhjet në Moldavi drejt raundit të dytë, Arta Dade në krye të OSBE-së

Zgjedhjet në Moldavi drejt raundit të dytë, Arta Dade në krye të OSBE-së

Misioni i vëzhguesve afat-shkurtër të OSBE-së, në krye të të cilit ishte deputetja shqiptare Arta Dade, monitoroi më 30 tetor hapjen e qendrave të votimit, procesin e votimit, mbylljen e qëndrave të votimit, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.

Mësohet se nga rezultati paraprak i zgjedhjeve asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave të nevojshme, ndaj parashikohet të zhvillohet një raund i dytë balotazhi me dy kandidatët kryesorë Maia Sandu- Partia Aksion dhe Solidaritet dhe Igor Dodon- Partia Socialiste e Moldavisë.
 
Më 31 tetor, në Chisinau, Dade dha një konferencë për shtyp, në të cilën shprehu mirënjohjen për popullin dhe autoritetet e Moldavisë për mikpritjen e tyre të ngrohtë si dhe vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor.
 
Në deklaratën e saj Dade tha se fushata, zhvilluar në një situatë të vështirësive ekonomike dhe klimë mosbesimi tek institucionet shtetërore, ka qenë konkurruese dhe liritë themelore janë respektuar, megjithatë, procesi ka patur abusime të burimeve administrative, mungesë transparence në financimin e fushatës, dhe mbulimi i pabalancuar i medias.
 
“Administrata zgjedhore ka ndërmarrë detyrat e saj në mënyrë profesionale dhe transparente, procedurat e zgjedhjeve janë bërë kryesisht në mënyrë të rregullt. Votimi është vlerësuar pozitivisht me procedurat kryesore janë ndjekur, ndërsa vlerësimi i numërimit të votave ishte më pak pozitiv kryesisht për shkak të parregullsive procedurale. Përfaqësuesit e kandidatëve dhe vëzhguesit ndoqën fazat e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve pa kufizime” - mësohet të ketë thënë Dade në Moldavi.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy