Aksidenti që u pasua me dhunë, babai i autorit dhunon nënën e të dëmtuarës

Aksidenti që u pasua me dhunë, babai i autorit dhunon nënën e të dëmtuarës

Një 17-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit ndërsa babai i tij po hetohet në gjendje të lirë, pasi janë përfshirë në një aksident rrugor që ka degraduar edhe në dhunë fizike ndaj një gruaje.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën "Skëndërbej" Gj.K., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Benz Fuoristradë,  pa leje drejtimi, ka aksidentuar një grua E.B., 31 vjeçe, dhe fëmijën e saj A.A., 7 muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Babai i djalit që drejtonte makinën, 54-vjeçari me inicialet A.K., pas aksidentit ka goditur me shuplakë 62-vjeçaren N.B, nëna e shtetases E.B.

17-vjeçari akuzohet për veprën penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" ndërsa babai i tij për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy