Shembja e urës në Kinë, 12 të vdekur dhe 31 të zhdukur

Shembja e urës në Kinë, 12 të vdekur dhe 31 të zhdukur

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë zhdukur pasi një urë u shemb pjesërisht në provincën veriore të Kinës Shanxi.

Drupal Ad

 

 

 

Autoritetet thanë se një pjesë e urës në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo u shemb të premten në mbrëmje pas shirave të fundit dhe përmbytjeve të shpejta.

Që nga ora 12:00 me orën lokale, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit ishin duke vazhduar pasi 17 makina dhe 8 kamionë ranë në lumë, njoftoi media shtetërore.

Autoriteti kombëtar i zjarrfikësve dhe shpëtimit të Kinës tha të shtunën se kishte dërguar një ekip shpëtimi të përbërë nga afro 900 persona, 90 automjete, 20 varka dhe 41 drone.

Në lidhje me ngjarjen e rënë në Kinë ka reaguar edhe Presidenti kinez Xi Jinping, i cili ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme të shpëtimit të shtunën dhe tha se vendi është në një periudhë kritike për kontrollin e përmbytjeve, duke i kërkuar qeverisë lokale të ndërmarrë veprime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy