Lia e majmunëve, OBSH nxjerr numrin e plotë të rasteve të konfirmuara

Lia e majmunëve, OBSH nxjerr numrin e plotë të rasteve të konfirmuara

Deri më 26 maj janë 257 raste të konfirmuara laboratorike të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara, ndërkohë që nuk raportohet për të vdekur.

Një fakt i tillë u bë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke specifikuar se situata po evoluon me shpejtësi dhe se rastet e identifikuara do të rriten me zgjerimin e mbikëqyrjes në vendet jo-endemike, si dhe në ato të njohura si endemike që nuk kanë raportuar raste kohët e fundit.

Shumica dërrmuese e rasteve të raportuara deri më tani nuk kanë lidhje udhëtimi me një zonë endemike dhe janë paraqitur përmes kujdesit parësor ose shërbimeve të shëndetit seksual.

OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve pa lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike “është atipike” dhe një rast i lisë së majmunëve në një vend jo-endemik “konsiderohet një shpërthim”.

Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë kujton se janë tre veprime të menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut; mbrojtja e punonjësve shëndetësorë të vijës së parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy